English

“Policia lidhje me krimin”-Salianji interpelancë me Ballën: Numri i vrasjeve ka rënë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën, lidhur me çështje të sigurisë që ofron Policia në vend.

- Advertisement -

Salianji ka thënë gjatë fjalës së tij se në Shqipëri një problem i madh mbeten lidhjet e Policisë me krimin e organizuar.

Nga ana tjetër, Balla i ka hedhur poshtë akuzat e Salianjit, duke deklaruar se Shqipëria është një vend i sigurt, gjë të cilën sipas tij e konfirmojnë edhe turistët e huaj.

Balla tha se viti 2023 ka regjistuar numrin më të ulët të vrasjeve të ndodhura në vend në 30 vitet e fundit.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Salianji: Sa punonjës policie e kanë bërë këtë vetëdeklarim dhe sa e kanë përdorur Sky Ecc për të komunikuar me njëri-tjetrin. Po ashtu ngjarje e rëndë për barazinë ndaj ligjit është plagosja me gozhdë që burri i ministres së Financave të asaj kohe, i ka bërë drejtorit të një institucioni. Personi që ka kryer krimin nuk është kapur. Nëse në Shqipëri është krijuar ky perceptim për shkak të këtyre rasteve, është problematikë e madhe lidhja e Policisë me krimin dhe është po ashtu problem mosreagimi.

Balla: Lajmi më i përhapur sot për Shqipërinë është certifikimi ndërkombëtar si vend i sigurt turistik. Shqipërisë i është pastruar njëherë e mirë imazhi i nxirë. 90 % e turistëve kur pyeten se çfarë u pëlqen në Shqipëri, thonë se është siguria. Janë turistë që ndihen shumë të sigurt në Shqipëri. Del në Tiranë natën dhe nuk ke asnjë ndjesi se dikush do të vijë të të vjedhë orën apo të të marrë çantën.

Ashtu siç ndodh sot në disa kryeqytete europiane. Falenderoj shqiptarët që e kanë respektuar kodin tonë që ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’. E kemi mbyllur vitin 2023 me 0 ngjarje kriminale fatale për turistët e huaj. Policia do të duhet të përballojë edhe 14 milionë vizitorë që ne presim në 2024. Lufta kundër krimit është prioritet.

Sapo janë arrestuar në Itali dhe Spanjë 2 personazhe të tjera të botës së krimit, që do të ekstradohen në Shqipëri. Viti 2023 regjistroi numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vite. 35 vrasje, kundrejt mbi 130 në vitin 2013. Fatkeqësisht 1/3 e tyre janë krim në familje. Duhet të ofrojmë sa më shumë mbështetje për viktimat e dhunës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?