“Policia mbeti viktimë e aksionit në MEK”, Rrumbullaku: Kemi 15 të lënduar

20 Qershor 2023 | 17:53

“Hasëm në rezistencë pasi konstatuam paligjshmëri”, kështu tha drejtori  i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbulklaku në një konferencë për mediat ku u shpreh se në asnjë moment nuk është përdorur dhunë nga policia ndaj rezidentëve të MEK, por sipas tij ka qenë e kundërta.

Sipas tij ishte policia ajo që mbeti viktimë e dhunës, pasi janë lënduar 15 policë e po ashtu edhe mjete të tyre.

“Gjatë 2 orë kontrolleve u konstatuan paligjshmëri sa u takon pajisjeve kompjuterike, atëherë filloi një rezistencë e të gjithë kampit, duke u përballur me policinë dhe duke mos lejuar kontrollin e policisë. Në asnjë rast nga policia nuk është ushtruar dhunë mbi rezidentët. U është kërkuar drejtuesve të MEK-ut të flisnin me ta dhe të ulnin rezistencën, por nuk gjetëm mirëkuptimin e tyre.

I vetmi mjet i përdorur kanë qenë sprajt individual, i cili nuk solli asnjë pasojë mjekësore mbi rezistentët. Ne kemi mbetur të dëmtuar, 15 punonjës policie, janë dëmtuar edhe mjete policore, ndërsa nga ana e tyre janë 21 të  lënduar, 15 prej tyre i kanë lënë tashmë qendrat spitalore dhe janë kthyer në banesa”,-tha Muhamet Rrumbullaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026