Policia nis procedimet penale për parkimet dyshe në Tiranë, e “pësojnë’ dy shoferë
Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar aksionet kundër parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin e lirë në rrugët e kryeqytetit. Gjatë kontrolleve të fundit, efektivët kanë proceduar penalisht dy drejtues automjetesh, të cilët kishin lënë mjetet e tyre të parkuara “dysh” duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit F. B., 20 vjeç, dhe D. D., 35 vjeç, janë proceduar penalisht pasi automjetet e tyre, të parkuara në kundërshtim me rregullat, kishin krijuar pengesa për trafikun. Dy mjetet u larguan nga rruga me ndihmën e mjetit ngritës të Policisë.
Ndërkohë, gjatë javës janë bllokuar 45 automjete dhe janë arrestuar ose proceduar 25 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan në timon në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Policia Rrugore bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit, me qëllim që të shmangen situatat që rrezikojnë sigurinë rrugore dhe pengojnë rrjedhshmërinë e trafikut.
“Kontrolli i akseve rrugore dhe penalizimi i shkelësve do të vijojnë çdo ditë në të gjithë Tiranën, me fokus të veçantë tek parkimet e gabuara”-thuhet në njoftimin e policisë.
Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit
Problemet e pronësisë në Gjirokastër, braktisen godinat karakteristike rrezikohen vlerat muzeale
Çelet sezoni turistik në Pustec, rritet numri i turistëve të huaj
- 14:40 Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit
- 14:32 Problemet e pronësisë në Gjirokastër, braktisen godinat karakteristike rrezikohen vlerat muzeale
- 14:25 Sulme reciproke Ukrainë-Rusi, viktima në territorin ukrainas
- 14:22 Çelet sezoni turistik në Pustec, rritet numri i turistëve të huaj
- 14:17 Muzeu ‘Den Gamle By’ fiton çmimin prestigjioz Muzeu Evropian i Vitit 2026
- 13:56 Braçe: Protesta është legjitime, puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë