Policia nuk mori përsipër protestën e PD, Koçiu: Kush kryen akte dhune, do të përgjigjet para ligjit

20 Shkurt 2026 | 13:55

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në një konferencë për mediat këtë të premte komentoi edhe vendimin e Policisë së Shtetit se nuk merr përsipër tubimin e Partisë Demokratike, i cili do të zhvillohet sot përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se e drejta për të protestuar dhe manifestuar është e kujtdo, teksa paralajmëroi se të gjithë ata që guxojnë të kryejnë akte të dhunshme do të përgjigjen para ligjit.

Gjithashtu, ministrja theksoi se ky veprim nga ana e policisë lidhet drejtpërdrejt me protestën e kaluar, duke iu referuar dhunës që pësuan efektivët e policisë.

“Kjo është një procedurë që lidhet drejtpërdrejt me protestat e kaluara dhe dhunën që ka pasur gjatë atyre protestave. E drejta për t’u tubuar dhe manifestuar është e kujtdo. Policia e Shtetit ka për detyrë të garantojë ruajtjen e rendit dhe sigurisë dhe për këtë është dhe do të jetë aty. Protesta është e drejtë kushtetuese për të protestuar në mënyrë paqësore.

Si të jetë një protestë me leje, si pa leje, kushdo që kryen një veprim që dënohet penalisht, padyshim që prokuroria e bën klasifikimin e veprës, në varësi të veprimit që kryhet. Sa i përket kush e ka bërë kërkesën, nuk e di, por patjetër Policia e Shtetit mund t’ju informojë”, u shpreh Koçiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, të zhvilluar në ambientet e selisë blu. Deklaratat...
20:47 | 07/07/2026

Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mbahet Samiti i 36-të i NATO-s. Hoxha zhvilloi një...
20:39 | 07/07/2026

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026