Protesta kundër rritjes së çmimeve në qytetet e Shqipërisë

11 Mars 2022 | 13:13

Qytetarët në Korçë kanë dalë në protestë për rritjen e çmimeve, mirëpo policia po i pengon duke blinduar zonën ku është organizuar protesta.

Arsyeja e protestës është rritja e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, duke bërë që kostot të jenë të papërballueshme për qytetarët.

Protesta është thirrur nga qytetarë, si edhe nga partitë opozitare.

Kjo është hera e dytë brenda të premtes që policia po tenton të pengojë protestat kundër rritjes së çmimeve në Korçë, pasi gjatë paradites pati përplasje mes studentëve që po protestonin dhe policisë.

Paralelisht ditën e sotme janë zhvilluar një serë protestatash. Në Tiranë përpara kryeministrisë kanë protestuar punonjësit e taksive për rritjen e çmimit të naftës. Në Tiranë kanë protestuar studentët e Universitetit Bujqësor, për transportin publik që po ndikohet prej rritjes së çmimit të naftës. Ndërsa, në orën 17:00 është lajmëruar për të tretën ditë radhazi protestë përpara kryeministrisë.

Qeveria nuk ka paraqitur ende një plan për përballimin e rritjes së çmimeve, veç paralajmërimit për “të kursyer” dhe ultimatumeve ndaj furnizuesve të naftës që të mos rrisin çmimet “duke përfituar nga kriza globale në kurriz të qytetarëve”.

Protestat e zhvilluara ditët e fundit në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Devoll dhe Myzeqe kanë pasur pjesëmarrje të lartë të qytetarëve. Mesa duket ata po ndiejnë vështirësi për të përballuar jetesën minimale me çmimet e rritura, sidomos qytetarët që kanë të ardhura të ulëta, përqindja e të cilëve nuk është e ulët në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026

Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori. Sipas...
13:09 | 24/06/2026