Policia publikon planin e masave për zgjedhjet e 11 majit, 7600 efektivë në terren
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Policia e Shtetit ka shpallur planin e detajuar të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë procesit elektoral.
Sipas njoftimit zyrtar, plani operacional përfshin rreth 7,600 efektivëve të Policisë, përkatësisht 6,838 punonjës me uniformë dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e procesit dhe për të hetuar çdo shkelje të mundshme të ligjit zgjedhor.
Sipas policisë, këta punonjës, në bashkëpunim me OSBE-në, KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme, janë përgatitur për të vepruar në përputhje me ligjin në rast të çdo indicieje për krime zgjedhore. Deri tani, Policia ka referuar 37 raste të tilla pranë Prokurorisë dhe SPAK-ut.
Për ditën e zgjedhjeve, janë planifikuar të angazhohen 5,316 efektivë për ruajtjen e 93 KZAZ-ve dhe 5,225 qendrave të votimit në të gjithë vendin. Lista përkatëse është dërguar dhe miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Policia ka bërë të ditur se të shtunën paradite, punonjësit do të marrin udhëzimet përkatëse dhe më pas do të pozicionohen në objektet zgjedhore. Të dielën, pasi të dorëzohen materialet e votimit në mëngjes, efektivët do të tërhiqen përkohësisht dhe do të rikthehen në orën 19:00 për të shoqëruar materialet zgjedhore drejt KZAZ-ve.
Gjithashtu, në orën 18:00 të së dielës, Policia do të marrë në ruajtje objektet ku do të kryhet numërimi i votave, shërbim që do të vijojë deri në përfundim të plotë të këtij procesi.
Policia e Shtetit apelon për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, të cilët ftohen të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar. Po ashtu, subjekteve politike u kërkohet të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.
“Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhur dhe ashtu siç garantoi rendin dhe sigurinë përgjatë fushatës elektorale, do të përmbushë me sukses edhe detyrimin madhor, atë që përgjatë ditës së votimit çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë të ushtrojë qetësisht dhe i sigurtë, të drejtën kushtetuese për të votuar.
Apelojmë për qytetarët që të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre, si dhe të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
Në paralel me zgjedhjet, Policia ka ndërmarrë masa edhe për menaxhimin e trafikut dhe sigurisë në kuadër të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia”, që zhvillohet në Shqipëri në të njëjtën periudhë. Qytetarët luten të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të respektojnë kufizimet e lëvizjes.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid