Policia thirrje qytetarëve: Mos jepni të dhënat bankare në këtë lojë në internet
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos japin të dhënat e llogarive bankare në lojërat e paraqitura në rrjete sociale si lojëra ku mund të fitosh para.
Përmes një komunikate për media, uniformat blu këshillojnë qytetarët që të mos bien pre gjatë përdorimit të aplikacionit të quajtur “Plinko”.
Sipas policisë pretendimet se nëpërmjet kësaj loje mund të fitosh para janë të rreme.
Policia nënvizon se për ta bërë të besueshme këtë mashtrim, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, por që nuk janë të vërteta.
Policia shton se të dhënat personale dhe ato bankare që jepen në këtë aplikacion mund të keqpërdoren.
“Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.
Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiçen para nga llogaria juaj”, thekson në njoftimin e saj policia.

LEXONI GJITHASHTU:
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave