VIDEO/ Policia zbulon ambiente me lojëra fati në Milot e Laç, shpërndahej dhe kokainë

22 Prill 2026 | 08:50

Policia e Shtetit ka zbuluar 3 ambiente të përshtatura për lojëra fati dhe shpërndarje droge në Milot dhe Laç. Gjatë aksionit u arrestuan tre persona dhe u procedua një tjetër, ndërsa një shtetas u shpall në kërkim. Në pranga ranë 21-vjeçari Shkëlzen Preni, 33-vjeçari Dorjan Medha dhe 45-vjeçari Ylli Veseli, ndërsa në kërkim u shpall 31-vjeçari Pjetër Lleshi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, u konstatua se në një nga ambientet në Laç, përveç lojërave të fatit, ushtrohej edhe aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike, ku u gjet kokainë e ndarë në doza gati për shpërndarje.

Në një tjetër ambient në Milot u sekuestruan pajisje për lojëra fati, ndërsa një subjekt tjetër rezultoi i pajisur me makina dhe tavolina pokeri, për të cilat dyshohet se përdoreshin për aktivitet të paligjshëm.

Policia sekuestroi 15 makineta, 3 tavolina pokeri, kokainë, para dhe sende të tjera të kundërligjshme ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

“Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste ku ishin përshtatur ambientet për zhvillimin e lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Rastet”.

Gjatë operacionit u zbuluan 3 ambiente të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe u konstatua se te njëri prej tyre gjithashtu përdoreshin dhe shiteshin lëndë narkotike. Konkretisht, për këto raste:

-u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;

-u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati;

-u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë në subjekte dhe në ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026