Aksioni kundër lojërave të fatit, sinjalizimi u bë në emailin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Janë zbuluar detaje nga operacionet Shtetit kundër lojërave të fatit të zhvilluara në Tiranë, Milot dhe Laç, ku është sqaruar edhe arsyeja e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Policisë së Shtetit në këto aksione.
Sipas burimeve për Euronews, kjo ka ardhur pasi informacionet për këto veprimtari të paligjshme janë siguruar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili ka marrë sinjalizimet përmes emailit të tij zyrtar dhe ka orientuar më pas ndërhyrjet në terren.
Në operacionin e zhvilluar në Tiranë, të koduar “Fati i Lojërave”, u evidentuan 4 raste të përshtatjes së ambienteve për lojëra fati me makina elektronike dhe tavolina pokeri. Gjatë këtij aksioni u arrestuan 5 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, ndërsa u sekuestruan 16 kompjutera dhe pajisje të tjera të përdorura për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Ndërkohë, në Milot dhe Laç u zbuluan 3 ambiente të tjera të përshtatura për lojëra fati, ku u konstatuan gjithashtu edhe raste të lidhura me shpërndarje të lëndëve narkotike. Në këtë operacion u arrestuan tre persona dhe u procedua një tjetër, ndërsa një shtetas u shpall në kërkim, teksa u sekuestruan makina lojërash fati, tavolina pokeri dhe sasi kokaine.
Hetimet vijojnë në të gjitha rastet për të identifikuar rrjetet e plota të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa materialet procedurale i janë referuar prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro