Politika në 31 vite ka dështuar të japë shpresë për rininë, thotë deputeti
Deputeti Etjen Xhafaj thotë se teknologjia dhe inovacioni do të jenë sektorë të rëndësishëm në të ardhmen.
Sipas tij politika shqiptare në këto 31 vite ka dështuar tek misioni për të shpërndarë shpresë sidomos tek të rinjtë, duke iu referuar largimit masiv.
I pyetur nga të rinjtë në emisionin “RinOn” se a ka qeveria plan për parandalimin e largimit të rinjve, tha se plani ka nisur duke u zbatuar prej 2014.
“Ka nisur me reformën për Arsimin e Lartë dhe në disa sektorë. Ajo që nuk thuhet shpeshherë është se këtu ka një numër shumë të madh të kthyer nga emigracioni edhe pse kanë pasur mundësi që të punojnë jashtë”, tha Xhafaj.
Deputeti tha se duhet më tepër vëmendjen për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës pasi duke iu referuar studimeve të fundit, ai tha se profesionet më të kërkuara në 2040 nuk janë shpikur ende.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër