Polonia kufizon trafikun ajror në kufirin lindor, një ditë pasi rrëzoi dronët rusë

11 Shtator 2025 | 09:43

Polonia ka vendosur kufizime në trafikun ajror përgjatë kufijve të saj lindorë me Bjellorusinë dhe Ukrainën, njoftoi të enjten Komanda Operative e Forcave të Armatosura.

Ky vendim vjen mes tensioneve të shtuara një ditë pasi disa dronë shkelën në hapësirën ajrore të këtij vendi anëtar të NATO-s.

Polonia rrëzoi dronë të dyshuar rusë në hapësirën e saj ajrore mëngjesin e së mërkurës me mbështetjen e avionëve të aleatëve të saj të NATO-s.

Kjo ishte hera e parë që një anëtar i aleancës ushtarake perëndimore ka hapur zjarr gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Me kërkesë të Komandës Operative të Degëve të Forcave të Armatosura … do të vendosen kufizime në trafikun ajror në pjesën lindore të Polonisë në formën e zonës së kufizuar EP R129”, tha Agjencia Polake e Navigimit Ajror në një komunikatë të publikuar të mërkurën në mbrëmje.

Kufizimet u futën në fuqi të mërkurën në mesnatë dhe do të zbatohen deri më 9 dhjetor, tha ajo.

Nga lindja deri në perëndim të diellit, fluturimet në zonën e kufizuar janë të ndaluara, përveç avionëve të drejtuar nga njerëz që operojnë sipas një plani fluturimi me transponderë përkatës dhe që mbajnë komunikim dypalësh me autoritetet ajrore, tha agjencia.

Kufizimet nuk vlejnë për fluturime ushtarake dhe disa fluturime të posaçme me mision të caktuar dhe thirrje të veçanta.

“Nga perëndimi deri në lindjen e diellit ka një ndalim të plotë fluturimesh, me përjashtim të avionëve ushtarakë… Në zonën EP R129 ka një ndalim 24-orësh për fluturimet e mjeteve ajrore civile pa pilot”, tha agjencia.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se dronët e saj kishin kryer një sulm të madh ndaj objekteve ushtarake në Ukrainën perëndimore, por nuk kishte planifikuar të godiste asnjë shënjestër në Poloni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë

Irani është një në mesin e tre shteteve që po spiunojnë aktivistët opozitarë që jetojnë në Gjermani dhe po përpiqen të depërtojnë në institucionet shtetërore,...
10:53 | 01/07/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Katër persona mbetën të bllokuar pasi një pallat katërkatësh u shemb sot në zonën e Petralona të Athinës, njoftoi brigada e zjarrfikësve. Sipas informacioneve të...
14:51 | 30/06/2026