Porositë e Korreshit për protestuesit: Merrni bukë me vete, byrekë dhe dhallë!
Deputeti i PD-së Samir Korreshi ka komentuar protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme, në kryeqytet.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se qytetarët ndryshe nga herët e tjera kanë shprehur gatishmërinë për të qenë në protestë.
Gjithashtu ai pati dhe një porosi për qytetarët duke thënë që këta të fundit duhet të marrin bukë, byrekë dhe dhallë me vete, duke lënë të nënkuptohet se protesta do të zgjasë.
“Njerëzit nga Lushnja do të marrin bukë me vete, byrekë dhe dhallë me vete e drejtë e në Tiranë. Ka një dëshirë të çmendur, ka kaq kohë që nuk e ndjej një gjë të tillë, dhe me thënë të drejtën, jam euforik dhe unë. Kemi pasur vështirësi për të thirrur njerëzit në protestë, ndërsa sot është e kundërta, njerëzit na marrin në telefon dhe na thonë që do vijmë dhe ne. Është një gjë fantastike për momentin e trishtë që po kalon Shqipëria”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gruaja e Julian Assange: Nuk do të mbijetojë nëse ekstradohet në SHBA
- Osmani nga shtatorja e Bill Clinton: Biden e mbështet Kosovën
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën