‘Porti, biznes pallatesh’, Vasili: 65 mln € investim fillestar, ia del dhe shqiptari
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e ka konsideruar aferë korruptive investimet që do të bëhen për Portin e Durrësit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ka nisur shitja e apartamenteve ndërkohë që ende nuk ka përfunduar asgjë.
Sipas tij do të ndërtohen rreth 13 mijë apartamente, dy hotele me nga 800 dhoma dhe një marinë me 200 vende.
“Nuk bëhet fjalë për një dritë hije por bëhet fjalë për një aferë në kuptimin e plotë të fjalës. A ju bën përshtypje shitja e apartamenteve në ajër ndërkohë që nuk është përfunduar asgjë. Shteti falë qindra mijëra katror. Kjo aferë do të prodhojë 12 mijë e 500 e ca apartamente, dy hotele me 800 dhoma që janë shumë larg investimit strategjik, dhe një marinë me 200 vende parkimi jahtesh që padiskutim që hynë te marinat e vogla”- u shpreh ai.
Më tej ai tha se investimi fillestar në këtë port do të jetë 65 milionë euro që sipas tij nëse do të hapej gara mund ta fitonte dhe një biznesmen shqiptar.
“BE ka thënë se për investime të tilla duhet të ketë një garë të hapur për të gjithë biznesmenët. Investimi fillestar për një investim të tillë është 112 milionë euro. Këta janë gënjeshtarë. Kompanitë që fshihet pas këtij investimi janë ofshore”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet