Porti i ri në Porto-Romano funksional brenda këtij mandati
Porti tregtar i Durrësit do të zhvendoset tërësisht në Porto-Romano dhe do të jetë funksional brenda këtij mandati të qeverisë Rama.
Këtë tha ministrja Belinda Balluku në emisioni ‘Now’ në Euronews Albania.
Balluku shpjegoi se zhvendosja e portit tregtar nga qendra e qytetit ka qenë në planet e qeverisë që herët dhe lidhet me ankesat e qytetarëve për shkak të ndotjes dhe trafikut të rënduar që krijon në qytet.
Ministrja tha se investimi për këtë port do të shkojë deri në 290 milionë dollarë.
“Do ndërtojmë një port nga e para në Porto-Romano. deri tani kemi një shifër të përafërt me 190 mln dollarë për fazën e parë dhe faza e dytë 100 mln dollarë. Ka dy faza që shkojnë 5 vite në total. Faza e para e bën funksional brenda 24 muajve kështu që i bie në vitin e fundit të mandatit të tretë të qeverisë”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak