Power Rankings në Shanghai
Pas 5 viteve mungesë, Kina dhe Cirkuiti në Shanghai u kthyen fundjavën që lamë pas. Bashkë me to u zhvillua edhe gara e 1’rë “Sprint” këtë sezon. Por cilët janë pilotët që impresionuan dhe u renditën më lart në “Power Rankings”.
– Lando Norris bëri paraqitjen më të mirë. Mes shiut vendosi “pole position” në “Sprint Qualifying”. Zhgënjimi në garën Sprint u shndërrua në vendin e 2-të në Grand Prix, ku ndau binomin e Red Bull, Max Verstappen dhe Sergio Perez.
– Verstappen që zuri vendin e 4 në “Sprint Qualifying” përpara se ta fitonte atë, vendosi “pole position” në “Grand Prix” që e shoqëroi me dominimin e të dielës.
– Fernando Alonso mbërriti në Shanghai pas rinovimit 2-vjeçar me Aston Martin duke vendosur kohën e 3 kualifikuese në “Sprint” dhe “Grand Prix”..
– Nico Hulkenberg është një figurë e zakonshme në “Power Rankings” këtë sezon pasi piloti i Haas vazhdon trenin e performancave të forta duke i përfunduar garat brenda 10 vendeve të para.
– Charles Leclerc e filloi fundjavën kineze në rivalitet me kolegun Sainz që kishte bërë një paraqitje më të mirë deri në atë moment. Ajo cka i mungoi në “Sprint”, iu kthye “monegasque”-t “Grand Prix” ku u rendit pas dy makinave Red Bulls dhe McLaren të Norris.
Klasifikimi “Power Rankings” pas “F1 Chinese Grand Prix”:
- Lando Norris 9.8
- Max Verstappen 9.6
- Fernando Alonso 8.0
- Nico Hulkenberg 7.6
- Charles Leclerc 7.4
- George Russell 7.2
- Carlos Sainz 7.0
- Sergio Perez 7.0
- Daniel Ricciardo 6.8
- Alex Albon 6.6
- Valtteri Bottas 6.6
Klasifikimi “Power Rankings” këtë sezon:

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik