Pozicionet vakante në komisariatet e vendit, kandidatët që kalojnë pragun e pikëve

4 Korrik 2025 | 11:37

51 kandidatë kanë konkurruar për 5 vendet vakante në komisariatet e vendit, ndërsa procesi i përzgjedhjes ka përfunduar me publikimin e rezultateve të vlerësimit.

Pozicionet për të cilat u zhvillua gara janë:

  • Shef i Komisariatit nr. 2, Tiranë
  • Shef i Komisariatit të Himarës
  • Shef i Komisariatit të Rinasit
  • Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër
  • Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë

Kandidatët që synonin këto pozicione duhej të siguronin mbi 70 pikë në vlerësim. Zëvendësdrejtori aktual për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës, Idriz Daulle, ka marrë pikët maksimale, duke u renditur i pari në listë.

Pas tij, në vendin e dytë është pozicionuar Përparim Dema, aktualisht shef i Komisariatit të Rinasit.

Ndërkohë, emra të tjerë që kanë kaluar pragun e 70 pikëve nga 100 të mundshme janë Faik Ruko, Elvid Shehu, Bledar Rreshka, Florian Dano, Ferit Merkaj, Kliton Zharri, Artur Mersini, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, Ediona Dano, Behar Gançi, Oltjon Agolli dhe Pllumb Kovaçica.

Sipas procedurës, emërimet për këto pozicione do të kryhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Nga ana tjetër, gara për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës nuk është hapur ende. Aktualisht këtë pozicion e mban përkohësisht Lorenc Shehu, pas arrestimit të ish-drejtuesit Roven Zeka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026