Prag zgjedhjesh, Serbia voton të dielën, sondazhet: Partia e Vuçiç, 40% të votave

15 Dhjetor 2023 | 18:36

Serbia shkon në zgjedhje të përgjithshme ditën e diel, të pestat në një dekadë, me opozitën që po sfidon dominimin e presidentit populist Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij, në një kohë tensionesh politike e sociale të lidhura me drejtimin e vendit.

Të planifikuara fillimisht për më 30 prill 2026, Vuçiç thirri zgjedhje të parakohshme. Presidenti fitoi zgjedhjet presidenciale të dy viteve më parë me rreth 60% të votave dhe tani, pa qenë kandidat, ai drejton Partinë Progresiste Serbe, SNS.

Ndërkohë, 8 formacione opozitare pro-evropiane janë bashkuar më herë të parë nën sloganin “Serbia kundër dhunës”, ose SPN.

Opozita shpreson të fitojë Beogradin në zgjedhjet lokale dhe nëse e arrin objektivin, ajo do të jetë një fitore simbolike kundër regjimit të Vuçiç, që ka qenë kryeministër nga 2014-a në 2017-n dhe president që prej 2017-s.

Sondazhet e fundit të kryera këtë javë flasin për një “lidhje teknike” mes bllokut zyrtar të përbërë nga SNS-ja e Vuçiç dhe Partia Socialiste dhe bllokut opozitar i formuar nga SPN dhe 3 parti të vogla.

Ato i japin SNS-së 40 për qind të votave, ndërsa SPN-së opozitare rreth 26%, përpara socialistëve të Ivica Daçiç me 9%, dhe subjektet e tjera opozitare mes 3 dhe 6.5%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026