Praktika dyfishe e mjekëve|Pacienti mund të zgjedhë mjekun dhe orarin që dëshiron
Autonomia spitalore ju ka mundësuar mjekëve në spitalin Memorial Fier të aplikojnë praktikën dyfishe, e cila ju mundëson që përtej orarit zyrtar të ofrojnë shërbimin e tyre për pacientët , por këtë herë kundrejt pagesës.
Arlinda Abazaj është mjeke neurologe e cila prej 5 muajsh ka hequr dorë nga dypunësimi dhe po punon vetëm brenda sistemit publik, duke zbatuar praktikën dyfishe.
“Zakonisht vijnë pacientë që nuk duan të ndjekin sistemin e referimit, pacienti ka të drejtë të zgjedh mjekun që dëshiron dhe orarin”-tha mjekja.
Kjo praktikë, e cila ju jep mundësi pacientëve të vizitohen edhe pas orës 4 në sistemin publik, ju ka ardhur dhe në ndihmë mjekëve.
“Mjekët e shohin pozitive nismën e praktikës dyfishe edhe në raport të rikthimit të besimit të pacientvë e tek mjeku kur ato marrin shërbim brenda sistemit publik edhe pse me një faturë.” –vazhdoi më tej Abazaj.
Pagesat për pacientët që zgjedhin të shmangin sistemin e referimit dhe radhën e pritjes, bëhen në recepsionin e spitali dhe janë mjekët ato që marrin 70% të kësaj pagesë ndërsa pjesa tjetër shkon si të ardhura dytësore për spitalin dhe që përdoren për investime.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 18:04 Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës