Skandali te Onkologjiku, mjekja e akuzuar: Të hetohen spitalet private
Mjekët e spitalit të Onkologjikut dhe personat e tjerë të përshirë në dosjen e Onkologjikut dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Alketa Pere, një nga mjeket e akuzuara lidhur me skandalin në spitalin kur trajtohen të sëmurët me kancer tha për gazetarët se është e pafajshme dhe nuk i ka orientuar kurrë pacientët me tumor në privat.
Ajo u shpreh se gjithçka duhet të ndryshohet, e gjithë struktura dhe pajisjet e spitalit onkologjik dhe duhet të hetohen të gjitha spitalet private.
“Kurrë në jetën time nuk kam thënë që të shkojnë në spitale private. Pacientët më kancer duhet të trajtohen në Spitalin Onkologjik. Duhet të hetohen të gjitha spitalet private për aktivitetin që bëjnë, falenderoj dhe prokurorin për punën e bërë sepse duhet një ndryshim thelbësor në onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten jam komplet e pafajshme, do flas më vonë në media. Unë nuk punoj në asnjë klinikë private”, tha e revoltuar para gazetarëve mjekja.
Po sot është paraqitur para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë mjeku i spitalit onkologjik Edmond Gashi.
Ai refuzoi që të fliste gjatë për mediat, ndërsa tha se ai bënte vetëm punën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit