‘Pranverë në vjeshtë’, mot i qëndrueshëm deri në fund të muajit tetor
“Një pranverë në vjeshtë”. Kështu e ka cilësuar motin për muajin tetor, meterologia Lajda Porja.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Porja u shpreh se këtë të hënë temperaturat pritet të shkojnë deri në 29 gradë celcius.
Porja nënvizoi se edhe java e fundit e muajit tetor do të karakterzohet nga një mot i qëndrueshëm.
“Tashmë do thoja një pranverë në vjeshtë. Kemi parë që temperaturat kanë qenë shumë të larta edhe në fundjavën e shkuar, madje janë regjistruar vlera 28-29 gradë, vlera që janë afërsisht me fillimin e qershorit. Megjithatë, edhe dita e sotme do jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, intervale të gjata me diell.
Sot parashikohet që të regjistrohet edhe temperatura 28-29 gradë. Janë temperatura shumë të larta, është java e fundit e tetorit. Moti do jetë i qëndrueshëm deri në fund të muajit, parashikohet që të mos ketë reshje. Temperaturat e ajrit, duke filluar që nga nesër dhe deri në fundjavë, do të pësojnë një ulje të lehtë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset