“Pre-eklampsia rrezikon jetën e nënës dhe fëmijës”, mjekja shpjegon pasojat
Mjekja obsteter-gjinekologe Eliona Demaliaj ishte këtë të diel e ftuar në “Health O’clock” në Euronews Albania ku ka folur për pre-eklampsinë, një sëmundje e cila mund ti rrezikojë jetën një gruaje shtatzënë, por edhe foshnjës sa saj.
Ajo ka shpjeguar se çfarë është pre-eklampsia dhe çfarë mund të shkaktojë ajo.
“Ne gjithnjë e më tepër po hasim një incidencë më të lartë në popullatë sa i përket kësaj patologjie, e cila është rritja e tensionit arterial gjatë shtatzënësie dhe lidhet vetëm me shtatzëninë. Pra pre-eklampsia nuk lidhet me hipertensionin arterial përpara shtatzënisë.
Në këto raste hipertensioni shfaqet për herë të parë gjatë shtatzënisë dhe në përgjithësi është një indikacion për të pasur kujdes nëna në jetën e vetë edhe pas mbarimit të shtatzënisë.
Të gjitha rastet që kanë pasur hipertension, që kanë vuajtur një pre-eklampis, janë shtatzëni me rrezik të lartë, sepse kjo rrezikon jetën e nënës dhe të fëmijës, rrezikon lindje të parakohshme për shkak të komplikacioneve që hipertensioni jep te organet e nënës, te zemra, te veshkat”,-tha mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha
Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë
Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon
- 08:10 Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës
- 08:05 “Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
- 08:04 Kim Jong Un: Marina e Koresë së Veriut po pajiset me armë bërthamore
- 07:55 “Klientët po mashtrohen”, Trump: Departamenti i Drejtësisë të shqyrtojë mashtrimin nga kompanitë e benzinës