Siguria ushqimore, mjekja: Mishi me salmonelë rrezikon jetën për disa kategori

8 Prill 2025 | 17:32

Rënia në kontakt me salmonelën, si pasojë e ushqimeve të kontaminuara mund  të jetë edhe fatale për jetën. Mjekja infeksioniste Alma Hoxhaj, thotë se klinika e një pacienti mund të jetë nga  e lehtë dhe që kalon brenda 5 ditëve deri e rëndë me prekje të shumë organeve.

“Format më të lehtë janë me diarre, apo temperaturë”, Alma Hoxhaj mjeke infeksioniste

Sigurisht që graviteti i sëmundjes varet nga sasia e salmonelë që marrim, por dhe organizmit. Përveç fëmijëve dhe të moshuarve janë dhe disa kategori që rrezikojnë më shumë.

“Nga salmonela vuajnë më shumë njerëzit që kanë probleme me aparatin tretës, ata që kanë ngushtuar stomakun, që vuajnë nga ulcerat”,-tha mjekja.

Por në kushtet kur jemi të pasigurt për mishin apo ushqimet, mjekja këshillon të jemi të kujdesshëm.

Mjekja rekomandon larjen e duarve para dhe pas çdo veprimi, dhe njëkohësisht shmangien e konsumit të ushqimeve të rrugës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026