Prej 4 muajsh mungojnë regjistrat në shkolla

19 Janar 2022 | 07:45

Që prej fillimit të vitit shkollor mungojnë regjistrat në shkolla, shqetësim ky i ngritur edhe nga  Sindikata e Pavarur e Arsimit Tiranë. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore që paralajmëroi një protestë.

“Mësuesit notat i shënojnë në bllok shënimesh”, tregoi një nxënës.

Pas paralajmërimit për protestë duket se Ministria e Arsimit u vendos në lëvizje. Të paktën mësuesit e disa shkollave thonë që janë të pajisur me regjistra.

“Po kemi regjistra në shkollë. Regjistrat elektronikë nuk kanë hyrë në zbatim”, tha një mësuese.

Megjithatë për disa kjo ishte një pyetje e sikletshme.

Për problematikat e mësuesve pritet që ditën e mërkurë të mblidhet Këshilli Kombëtar i Arsimit parauniversitar, por janë nxënësit ata që kanë disa shqetësime.

“Në shkolla nuk kemi internet në shkollë”, tha një nxënëse.

Në fakt mungesa e internetit do të bënte të pavlefshëm dhe funksionim e regjistrave elektronikë, projekt i Ministrisë së Arsimit që në vitin 2016, por ende nuk ka gjetur aplikim.

Prej 2 ditësh kemi kërkuar një përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit, por nuk ka një reagim për asnjë nga shqetësimet që pasqyruam në këtë kronikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022