Preket reforma në drejtësi, PS sjell ndryshime për 2 ligje

27 Nëntor 2025 | 18:11

Mazhoranca socialiste kërkon ndryshimin e reformës në drejtësi. Amendamentet që mbajnë firmën e deputetit Olsi Komici propozojnë ndryshime në dy ligje, atë për “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Ndryshimet e propozuara kërkojnë 84 vota dhe forcojnë filtrat se si zgjidhen anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, si avokatia, shoqëria civile apo bota akademike.

Parashikohet që pasuria dhe pastërtia e figurës së kandidatëve të verifikohet më thellësisht nga Avokati i Popullit, duke përfshirë tatimet, prokuroritë si edhe institucione të tjera.

Po ashtu, propozimet forcojnë edhe një kompetencë të Prokurorit të Përgjithshëm, mendimi i së cilit duhet të merret në konsideratë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur zgjedh drejtuesit e prokurorive.

Nisma parashikon që asnjë gjyqtar apo prokuror që ka marrë një masë disiplinore, nuk mund të vendoset në krye të gjykatave apo prokurorive përkatëse.

Deri sa të kryhet procesi i zgjedhjeve se drejtuesve të rinj, përmes një dispozite kalimtare, kryetarëve aktualë të gjykatave dhe prokurorive, që nuk kanë një emërim të rregullt, do të konsiderohen të zgjedhur për shkak të ligjit deri më 31 dhjetor 2028.

Në relacionin deputeti Olsi Komici thotë se përmbajtja e ndryshimeve bazohet në vetë propozimet e institucioneve të drejtësisë dhe se për amendamentet është marrë pëlqimi i misionit të delegacionit të Bashkimit Europian dhe misionit amerikan OPDAT.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026