Prel Deda rrëfen historinë e dashurisë së prindërve, i ati vuajti burgun politik

27 Tetor 2022 | 11:03

Prel Deda, ish-funksionar i Partisë Demokratike, u shpreh se hapja e dosjeve është e vonuar dhe duhej realizuar kohë më parë.

Ai tregoi historinë e familjes së tij që ka vuajtur persekutimin. Babai i tij u burgos disa herë për propagandë, ndërsa e ëma rriti e vetme 6 fëmijë.

I ati i tij, njeri i lexuar dhe që donte të shpërndante dije, u burgos që në vitin 1946 pasi siç tregoi dhe Deda, regjimi nuk i donte njerëzit si ai. Më pas u burgos përsëri në vitin 1957.

“Në vitin 1956 ai ishte i fejuar. Daja im i ndjerë bashkë me familjen u arratis në Jugosllavi nga frika e regjimit, pasi pjesa më e madhe e fisit ishin burgosur, internuar nëpër burgje. Ai u arratis bashkë me 6 fëmijët pasi e shoqja i kishte vdekur, edhe me nënën time që ishte e fejuar e mori me vete. Im atë edhe nga karakteri, edhe nga ndjenja kalon kufirin dhe shkon në Jugosllavi dhe atje bashkë me nënën martohet, vënë kurorë në bazë të zakonit në kishë. Por, edhe pse i kishin dalë letrat për Belgjikë, ai u kthye në Shqipëri,” – rrëfeu Deda.

Ish-funksionari i Partisë Demokratike tha se i ati e realizoi historinë e tij të dashurisë, pavarësisht se e dinte që e prisnin hekurat ashtu siç ndodhi.

“Nuk jam interesuar për dosjen, sepse shpesh herë s’kam dashur as ta di sepse as im atë, as nëna ime kurrë nuk më thanë që të urrej. Ndonjëherë mendoj se është më mirë edhe me i dit, me i dit kush është miku dhe kush armiku,” – u shpreh Deda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026