Premçi: Berisha të fshijë primaret! Të ulet në bisedime me Bashën, të bëjnë sondazhe
Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, analizoi në studion e Euronews Albania, situatën në Partinë Demokratike pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën.
Premçi theksoi se Berisha duhet të fshijë primaret dhe të ulet në takim me Bashën për përcaktimin e kandidatëve konsensualë që do të garojnë me logon e PD-së.
Ai theksoi se nëse PD del me dy kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, nuk ka asnjë shans që të shpallet fituese.
“Demokratët në bazë presin vetëm një emër nga Partia Demokratike. Unë kam qenë kandiat për primaret në Kamëz dhe po të isha fitues me atë formë që u bë gara, me 1 mijë probleme, po qe se do të kisha një kandidatë përballë me logon e PD-së, normalisht askush nuk mund të pretendonte për fitore. Nuk ka dorëheqje, as tërheqje, Berisha dhe Basha duhet të ulen të fshijnë primaret dhe të nxjerrin kandidatë konsensual duke i fshirë primaret. Ose mund të bëjmë një sondazh për një javë kush është më i pëlqyeshmi dhe më i pranueshmi. Pasi mund të ketë zona ku mund të mos pëlqehet as kandaidati i Berishës apo i Bashës. Duhen emra që unifikojnë demokratët”, tha Premçi.
LEXO GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion