Premtimi i BDI-së për kryeministër shqiptar, Afrim Gashi: Mashtrimi më i madh në histori
Partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje dhe bashkëpunimi mes tyre duket ende larg. Bashkëkryetari i opozitës shqiptare dhe kryetari i Alternativës në Maqedoninë e Veriut Afrim Gashi tregon në Balkan Talks arsyet e mungesës së bashkëpunimit të partisë që ai drejton me partinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Koalicioni me të cilin hyri në zgjedhjet parlamentare të korrikut Gashi së bashku me partnerin e tij Aleanca doli me një numër prej 12 deputetësh të votuar nga elektorati shqiptar. Për z. Gashi ky ishte një suksese i madh.
“Nuk mbahet mend një opozitë shqiptare të ketë 12 deputetë. Besoj është për herë të parë në Maqedoninë e Veriut që një parti shqiptare, një koalicion të ketë kaq shumë deputet”,-thotë kryetari i Alternativës.
Në zgjedhjet e korrikut BDI-ja fitoi 15 deputetë duke treguar se ajo është forca kryesore shqiptare dhe hodhi “poshtë mendimet” e analistëve se kishte filluar një cikël mbyllje për ta.
Ai tregon arsyet se pse BDI-ja fitoi 15 deputetë.
“Fatkeqësisht mund të themi plot arsye, por arsyeja më e madhe është mashtrimi i madh që ka ndodhur në zgjedhjet e 15 korrikut dhe është kryeministri shqiptare, që ata premtuan. Në historinë politike shqiptare do të mbahet mend si”, rrëfen Gashi për Balkan Talks.
Ai shtoi se Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të ketë të njëjtën program politik për 20 vite rresht.
“Programi i BDI-së ka qenë i njëjtë me atë të vitit 2002, vetëm i redaktojnë programet çdo vit zgjedhor. Nëse flisni për premtimin e rrugës së Bllacës 13 km dhe ka 20 vite që nuk po bëhet dhe BDI e ka atë edhe në programin e vitit 2020 dhe e ka për 20 vite me radhë. Ky është vetëm një shembull nga gjithë ata të tjerë”, thotë ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta