English

Prençi: Sekreti i snajperit që u përdor për të vrarë djalin e aleatit të Gaxhait

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi tha në “Now me Erla Mëhillin” se vrasja e 23-vjeçarit në Vlorë nuk është bërë më larg se 200 metra.

- Advertisement -

Ai tha se sado profesionist ka qenë vrasësi që ekzekutoi Gëzim Sinomatin, mënyra e kryerjes së vrasjes me një plumb të vetëm të bën të mendosh se ai nuk ka qenë larg.

Gjithashtu Prençi tha se duke qenë se vrasja ka ndodhur në Vlorë, më shumë mundësi ajo është një shenjë hakmarrje ndaj të atit të tij, i cili ka qenë anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997.

“Ekzekutimi i këtij personi është bërë në Vlorë. Unë më së shumti anoj nga fakti se është bërë për shkak të të atit.

Në pikëpamje të mënyrës së ekzekutimit, duke pasur parasysh se është përdorur një armë e gjatë, pavarësisht se do ishte pushkë me dylbi apo snajpër, kjo nuk do të thotë se është bërë nga distanca e largët, pasi mënyra e ekzekutimit të të riut, pavarësisht besueshmërisë që mund të ketë snajpëri apo pushka me dylbi, sado të aftë të jenë vrasësit ata nuk  besojnë distancave për më tepër se 200 metra.

Ekzekutimi është bërë i saktë dhe më një plumb. Nga informacionet që kemi deri më tani, mendohet se qitja është nga lart-poshtë drejt horizontales.  Vrima e hyrjes dhe vrima e daljes te viktima do të thotë që mund të jetë bërë nga makina, ose nga një godinë në katin e dytë ose të tretë”,-tha Shemsi Prençi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?