Presidenti Bajram Begaj përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza

16 Janar 2025 | 08:49

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar me anë të një statusi në X lidhur me marrëveshjen e armëpushimit  në Gaza. Ai shprehet se përshëndet përpjekjet e SHBA, Katarit dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar fundin e konfliktit që ka zgjatur mbi 15 muaj.

Begaj shton se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme.

“Përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, duke shënuar fundin e konfliktit mbi 15 muajsh. Unë përshëndes përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe lehtësim për ata që janë prekur në rajon”,-tha Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026