Presidenti i Lituanisë: Vendi i përgatitur për çdo veprim armiqësor nga Rusia
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha se vendi i tij është gati për një formë hakmarrjeje nga Rusia pasi ajo ndaloi tranzitin e mallrave të caktuara që i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian nëpër territorin e saj dhe në enklavën ruse të Kaliningradit.
“Ne jemi gati dhe jemi të përgatitur për një sërë veprimesh armiqësore nga ana e Rusisë, shkëputje nga sistemi BRELL apo veprime të tjera”, tha Nauseda, duke folur për Reuters në një video të publikuar të mërkurën.
Sistemi BRELL është një rrjet energjetik i ndarë midis Rusisë, Bjellorusisë dhe shteteve baltike.
Ai tha se nuk beson se Rusia do ta sfidojë ushtarakisht Lituaninë, sepse vendi i tij është anëtar i NATO-s.
Nauseda mbrojti vendimin për të bllokuar kalimin e disa mallrave, duke thënë se ata po zbatojnë atë që u vendos në nivel të Bashkimit Evropian.
“Ne thjesht zbatojmë sanksionet, të cilat janë vendosur në nivel të Bashkimit Evropian, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Lituanisë”, tha Nauseda.
Më herët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se po diskutoheshin masat hakmarrëse për ndalimin e tranzitit të Lituanisë për mallrat e sanksionuara nga Bashkimi Evropian drejt Rusisë përmes Kaliningradit. Peskov nuk elaboroi se çfarë mund të përfshijnë këto masa dhe tha se nuk kishte një afat kohor të saktë për përgjigjen e Moskës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë