Presidenti i ri dhe ‘non gratat’, mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS-së

19 Prill 2022 | 10:08

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet paraditen e sotme për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Deputetet e mazhorancës pritet të dalin dhe me një qëndrim për deputetin Ornaldo Rakipi, pasi babai i tij Aqif Rakipi u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak ditë më parë, Ornaldo Rakipi tha se babai i tij Aqif Rakipit do të apelojë vendimin e Departmentit të Thesarit që e shpalli atë person non grata.

Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Rakipi fajësoi ish-kreun e PD, Lulzim Basha se ka përgojuar dhe hedhur baltë pa të drejtë mbi babanë e tij, duke ndikuar në vendimin e publikuar disa ditë më parë

Aqif Rakipi, ish-deputet i PDIU dhe biznesmen është në mesin e 7 personave nga Ballkani Perëndimor të shpallur si të padëshiruar nga SHBA të cilësuar si kërcënim serioz për stabilitetin dhe demokracinë në rajon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi...
15:03 | 22/07/2026

E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)

Një peshkatar 61-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Ksamil. Policia bën me dije se trupi i viktimës u konstatua përballë Ishujve të Ksamilit....
13:37 | 22/07/2026

Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja në komisionin e Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore për të raportuar lidhur me efikasitetin e masave penale...
12:44 | 22/07/2026