Presidenti i RMV-së vlerëson pozitivisht ecurinë e procesit zgjedhor

17 Tetor 2021 | 14:14

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit zgjedhor në të gjitha komunat e vendit.

Në një deklaratë për mediat presidenti deklaroi se zgjedhjet e sotme do të jenë të besueshme dhe pret njësoj që të jetë edhe raundi i dytë më 31 tetor.

“Shpresoj që deri në fund të procesit zgjedhor të mbetet kështu deri në orën 19:00, pas së cilës duhet të numërohen dhe të publikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale. Secili shtet serioz duhet të mbetet e mobilizuar deri në fund të procesit zgjedhor dhe presim që edhe më 31 tetor, kur mbahet raundi i dytë, ta mbajmë kredibilitetin  e procesit zgjedhor”, tha ai.

Ditën e sotme po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut raundi i parë i zgjedhjeve vendore.

Në të do të zgjidhen 80 kryetarët e rinj të komunave dhe kryebashkiaku i Shkupit. Ndërkohë në garë janë 303 kandidatë për kryetarë dhe 567 këshilltarë komunalë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026