Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden shpreh vlerësimin e tij për Dr. Fauci
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka komplimentuar dhe vlerësuar punën e Dr. Anthony Fauci, ekspert i sëmundjeve infektive i cili mban postin e drejtuesit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, gjatë pandemisë.
Joe Biden është shprehur nëpërmjet një postimi në faqën e tij zyrtare në Twitter se:
“Dr. Fauci nuk është vetëm një nga ekspertët tanë kryesorë në luftën kundër viruseve, ai është një njeri i mirë dhe një nëpunës publik i palodhur.
Ai u ka shërbyer gjashtë presidentëve dhe na udhëhoqi përmes disa prej sfidave tona më të vështira.
Administrata jonë dhe vendi ynë do të jenë më të forta për shkak të udhëzimeve të tij.”
Dr. Fauci ka patur shpesh debate me presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, lidhur me masat parandaluese të COVID-19 që janë ndërmarrë në SHBA.
Mjeku ka qenë gjithnjë shumë kritik ndaj politikave dhe mesazheve të Trump për pandeminë.
Dr. Fauci isn’t just one of our foremost experts on combating viruses—he is a good man and a tireless public servant. He has served six presidents and led us through some of our toughest challenges.
Our administration, and our country, will be stronger because of his guidance.
— Joe Biden (@JoeBiden) December 7, 2020
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë