Presidenti Macron pritet me ceremoni nga homologu Begaj
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga homologu shqiptar presidenti Bajram Begaj.
Kreu i shtetit francez erdhi të hënën pasdite në Tiranë, ndërsa u prit nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave ku dhe i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare, dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
“Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot t’ju ngre në gradën e oficerit të lartë, në urdhrin e Legjionit të Nderit”, u shpreh presidenti Macron.
Pas takimit me Begajn, Macron do të mbajë një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.
Në orën 10:30 kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron do të nënshkruajnë marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vende.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar