Presidenti serb, Vuçiç në Davos: Për Kosovën s’ka parime, Trump e nxori hapur

26 Janar 2026 | 09:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale.

Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se ai di si ta bëjë audiencën të qeshë, por sipas tij, pjesëmarrësit në Davos janë shumë seriozë dhe nuk reagojnë gjithmonë ndaj “akrobacive”.

Ai tha se ftesa në Davos është shenjë respekti për Serbinë dhe për të personalisht.

“Unë jam një nga të paktët presidentë që nuk dua të shpenzoj para dhe të marr apartamente të shtrenjta në Davos. Kushton 15 mijë euro nata, shkoj në një fshat të vogël. Hyj në orën 8 të mëngjesit dhe nuk largohem deri vonë natën. Marr pjesë pothuajse në gjithçka”, u shpreh Vuçiç.

Ai tha se Davosi i është dukur më i zbrazëti dhe më i tensionuari që ka parë ndonjëherë.

“Nuk më ka ndodhur kurrë të dëgjoja kaq pak, kurrë më bosh. Kurrë një botë më e frikshme, kurrë më nervoze, por kurrë më pak dëshirë për të marrë pjesë në çdo gjë”, deklaroi ai.

Vuçiç përmendi edhe çështjen e Kosovës, duke deklaruar se “nuk ka parime”, ndërsa tha se Trump e nxori hapur këtë.

“Ata pretendojnë të jenë naivë, nuk e dinë se si mund të veprojë Groenlanda. Dhe në lidhje me Kosovën, nuk ka parime. Trump e nxori hapur. Na treguan histori boshe për katastrofa humanitare. Të mëdhenjtë do të vazhdojnë të luftojnë, ne e kemi analizuar atë, kemi bërë analiza të mira. Për të dalë dhe për të parë drejt së ardhmes, ne jemi në rrugën evropiane, por po mbrojmë interesat tona dhe po mendojmë për atë që është më e mira për Serbinë”, tha Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026