Presidenti Vuçiç: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në

20 Shtator 2024 | 12:39

Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.

“Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Takimi mes Vuçiçit dhe Harrisit u zhvillua në Beograd më 20 shtator, një ditë para 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e okupuar më 1944.

Një nga temat e bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe Vuçiçi i kërkoi Harrisit “mbështetje më të fuqishme nga SHBA-ja” për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimit të të drejtave të tyre, shkruan REL.

Ushtria e Serbisë dhe Garda Kombëtare e Ohajos kanë bashkëpunim të kamotshëm përmes Programit për Partneritet Shtetëror të Serbisë dhe shtetit amerikan të Ohajos.

Përveç fushës së mbrojtjes, Serbia dhe SHBA-ja po punojnë që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Më 18 shtator, Beogradi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026