Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

13 Shtator 2022 | 13:59

“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, ka deklaruar presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, gjatë vizitës së saj zyrtare, më 13 shtator, në Prishtinë.

Në konferencën e përbashkët pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Novak ka thënë se vendi i saj do të luajë rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti, “ashtu që të mos ketë më luftë në Evropë”.

“Kanë kaluar 20 vjet prej përfundimit të luftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi luftën në Ukrainë dhe është tejet me rëndësi që kjo luftë të shmangë Evropën”, është shprehur presidentja e Hungarisë.

Ndërsa, presidentja Osmani, ka thënë se shpreson që të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë kryesimit të Çekisë me Presidencën e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje

Shtetet e Bashkuara po detyrohen ta rishqyrtojnë rolin e vet në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e pavendosmërisë evropiane dhe dështimit të Këshillit për Zbatimin...
10:05 | 05/06/2026

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026