Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

2 Qershor 2026 | 12:50

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit tavan të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 2 qershor 2026, çmimi i shitjes me pakicë i naftës nuk duhet të jetë më i lartë se 191 lekë për litër, 6 lekë më shumë pak se mbledhja e fundit e bordit ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është caktuar në maksimum 179 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur 176 lekë për litër, 3 lekë më shumë se vendimi i fundit i bordit ndërsa ai i shumicës 164 lekë për litër.

Sa i përket naftës për peshkim, referuar metodologjisë në fuqi dhe përjashtimeve nga taksat kombëtare dhe akciza, çmimi i tij është përcaktuar në 96 lekë për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi këtë të martë, më 2 qershor, në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e radhës të Bordit të Transparencës.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut të hidrokarbureve se zbatimi i vendimit është i detyrueshëm, ndërsa në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se, duke qenë se çmimet e reja janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr.1, datë 3 prill 2026, akciza për benzinën dhe gazoilin do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë 100%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Financave jep shifrat: Të ardhurat në rritje, mbi 8 mijë biznese të reja në katër muaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj, doli këtë të premte në një konferencë për shtyp, ku prezantoi ecurinë e të ardhurave në nivel qendror dhe vendor...
10:47 | 05/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026