Presidentja e KE-së Von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begaj
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të këtë hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare në kuadër të Forumit të Investimeve EU-Ballkani Perëndimor, një zhvillim me rëndësi për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian.
Agjenda e saj nis me një takim në orën 09:15 me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në ambientet e Presidencës.
Më pas, në orën 09:50, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore nga Kryeministri Edi Rama.
Takimi kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen është parashikuar për në orën 10:00, i ndjekur nga një takim mes delegacioneve respektive.
Vizita do të kulmojë me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç