Presidentja Osmani në Prekaz: Do ta mbrojmë çdo cep të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se liria dhe pavarësia e Kosovës do të mbrohen në mënyrë të pakompromis. Ajo foli pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sot në ditën e festës së 28 Nëntorit.
Ajo tha se 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është simbiozë e disa datave historike për kombin shqiptar.
Ajo përmendi ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E para e vendit nënvizoi se u betua sërish para varreve të familjes Jashari se do të mbrojnë çdo cep të Kosovës si dhe lirinë e pavarësinë e vendit.
“Kjo festë është simbiozë e disa datave historike për kombin tonë. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë por njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997, na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qendrës së historike. Edhe një herë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jashari dhe familjes Jashari, por për t’u betuar para varreve të tyre prej vendit ku ata prehen përjetësisht që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të republikës sonë. Do ta mbrojmë në mënyrë të pakompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë ata të kenë të drejtat e garantuara”, tha ajo. /KosovaPress
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore