Prezantohet ministri i ri i Mbrojtjes, Vengu: Shqipëria, në duar të sigurta! Nufi: Do të forcojmë kapacitetet e sigurisë
Këtë të shtunë është zhvilluar ceremonia e prezantimit të Ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufi. Pirro Vengu gjatë ceremonisë i ka kaluar stafetën e Mbrojtjes, ministrit të ri Nufi. Gjatë fjalës së tij Vengu u shpreh se puna në ministrinë e Mbrojtjes i mësoi se autoriteti nuk buron nga zëri i lartë, por nga përgjegjësia e heshtur.
“Ta dini se kalimi im me kohë të plotë si deputet i Vlorës, nuk e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, përkundrazi, siguria mbrohet në tryeza të tjera. Në detyrën e re plot mirënjohje për mbështetjen nga kryeministri Rama, do ta mbaj gjithmonë me vete frymën e kësaj ministrie.
Puna me njerëzit me uniformë më ka mësuar përulësinë duke treguar se autoriteti nuk buron nga zëri i lartë, por nga përgjegjësia e heshtur. Më ka mësuar vetëpërmbajtjen në raport me bindjen e të vërtetave absolute. Lufta është gjithmonë tragjedi, por përgatitja është e domosdoshme sepse për të ndalur armët, duhen armë dhe këtu qëndron pesha”, tha ai.
Ndër të tjera, Vengu theksoi se stafetën po i kalon ministrit Nufi teksa shtoi se Shqipëria është në duar të sigurta dhe se misioni vazhdon.
“Kjo ministri e di shumë mirë çmimin e përgjegjësisë. Pas çdo uniforme ka një histori dhe pas çdo plage ka një qenie njerëzore që meriton të dëgjohet.
Kam fatin t’ia dorëzoj stafetën një miku dhe bashkatdhetari të mirë. Institucioni është i fortë, Shqipëria është në duar të sigurta dhe misioni vazhdon. Këtë ministri e lë me shumë respekt, misionin e vazhdoj me të njëjtin përkushtim” tha ndër të tjera Vengu.
Nga ana tjetër, ministri Nufi u shpreh se do të punoje ngushtë me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së Shqipërisë.
“Çdo dorëzim detyre është të dimë që institucionet forcohen mbi vazhdimësinë dhe respektin e atyre që kanë shërbyer para nesh. Strategjia ndërtohet çdo ditë nga njerëzit që punojnë, burrat e gratë që veshin uniformën, komandatët që marrin vendime të vështira. Sot dua të shpreh respektin tim më të thellë për çdo pjesëtarë të Forcave të Armatosura”, tha ai.
“Në familjen time ka pasur burra e gra që kanë shërbyer në forcat e këtij vendi, që kanë sakrifikuar jetën e familjen. Shërbimi ndaj atdheut është detyrë që s’vjen pa sakrifica, është privilegj që të bën krenar gjithmonë. Nuk vij në ministri për të punuar vetëm. Do të punoj ngushtë me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së këtij vendi”, shtoi Nufi.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut