Prezantuesja: Burrat martohen kur duan vetë, jo kur bien në dashuri!
Një grua ka ndezur një debat pasi sugjeroi se koha kur burrat vendosin të martohen ka të bëjë më shumë me ndjesinë e tyre biologjike dhe jo me faktin se sa të dashuruar janë.
Prezantuesja dhe influencerja Taylor Herd zbuloi “teorinë” e saj në Tik Tok dhe ajo është pritur me lavdërime por edhe kritika të shumta, sidomos nga burrat.
Prezantuesja e podcast–it pohoi se “burrat martohen me gruan përballë tyre në kohën kur ata janë gati të martohen”.
Ajo u nxit për këtë teori nga një fotograf dasmash, i cili është mësuar të jetë afër me dhëndrin dhe nusen. Duke bërë një analizë të gjatë ajo nënkupton se burrat martohen në momentin që i ka ardhur koha biologjike dhe jo domosdoshmërisht shpirti binjak. Ndryshe ndodh me mënyrën se si e përjeton një grua këtë moment të rëndësishëm të jetës.
Sipas saj kur një burrë vendos se është financiarisht dhe emocionalisht i gatshëm për t’u vendosur dhe gati për të krijuar një familje, ai merr një qasje të ndryshme ndaj takimeve me gratë e tjera sepse në mendjen e tij e ka vendosur.
Videoja në llogarinë e saj @taytalkspod ka mbledhur mbi 4 milionë shikime dhe ka tërhequr pothuajse 6000 komente, por jo të gjithë janë dakord me të.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:16 Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
- 19:07 Manchester United zbulon planet për stadiumin e ri me kapacitet 100 mijë tifozë
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)