Prifti: Dy të mitur më erdhën në kishë që t’i bekoja në martesë…
Kodi Penal do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23.
Sipas Draftit, mosha për të shprehur dakordësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç. Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.
Grigor Palushi, klerik i kishës ortodokse tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shoqëria shqiptare nuk reagon për situata të tilla, duke mos qenë shumë e ndjeshme ndaj fenomeneve.
Ai tregoi një rast kur dy të mitur i kishin shkuar në kishë duke i kërkuar bekimin për martesë.
“Para disa ditësh isha në katedrale duke ndezur qirinjtë dhe ishte gati ora për t’u mbyllur katedralja, dhe më vjen një djalë në vit të parë gjimnaz kapur për dore me një vajzë në klasë të tetë. Dhe më thotë, at Gregori dua të na bekosh, më tha sot i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit që të jemi bashkë gjithmonë. Patjetër thashë, po këtë bekim do ta merrni kur të mbaroni universitetin”, tregoi prifti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet