Prifti: Universitetet janë kthyer në fabrika, po nxjerrin pompistë, jo profesionistë

27 Qershor 2023 | 21:55

Pedagogu Rezart Prifti tha në emisionin Now në Euronews Albania se buxheti për arsimin vidhet dhe asgjë nuk shkon realisht për arsimin.

Ai u shpreh se është kundër mbylljes së universitetit të Korçës, edhe pse siç tha, është fabrikë letrash, por për interesa më të larta duhet të mbahet hapur.

Sipas Priftit, universiteti i Korçës dhe të gjitha universitet rajonale janë kthyer në fabrika multifunksionale ku studentët marri diploma të të gjitha degëve, por nuk bëhen profesionistë.

“Universiteti i Korçës dhe të tjerat rajonale janë kthyer në fabrika mulifunksionale, si qendra tregtare ku ti futesh dhe i blen të gjitha; nuk mund të hysh në një universitet dhe të dalësh dhe për letërsi, dhe gjeografi, dhe xhenerik, dhe pompist. Gjirokastra ka qenë e njohur për letërsinë, Durrësi për turizmin. Filiali në Sarandë ka ekonomik, por ka edhe anglisht dhe infermieri, se për çfarë i duhen 200 infermierë Sarandës?  Ti je port, ke turizëm, të erdhi tani kompania më e madhe e koncesioneve, duan punonjës, nuk ka. Po hanë dynjanë ata”, tha pedagogu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Pse po shkrihet universiteti? Korça humbi 4000 studentë në 7 vite

Jep dorëheqjen rektori i Universitetit të Korçës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026