Primaret e PD-së, dalin fituesit në disa qytete (EMRAT)

4 Dhjetor 2022 | 19:17

Në Shijak është mbyllur numërimi i votave të primareve.

Kandidati fitues nga primaret është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota.

Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata

Kolonjë

Procesi i votimeve është mbyllur dhe në Kolonjë, ku fitues është shpallur Ethem Lumani.

Lumani ishte i vetëm si kandidat në primare.

Pogradec 

Me 2 vota më shumë se Oligert Muçllari, primaret në Pogradec i ka fituar Zini Tollozhina. Tollozhina një emër shumë i njohur për selinë  blu të qytetit liqenor.

Zini Tollozhina ka fituar 291 vota ndaj 289 vota të Oligert Muçllarit çka tregon se gara ka qenë e hapur deri në votat e fundit.

Zini Tollozhina është nga emrat e njohur të partisë demokratike Pogradec, madje është nga themeluesit e kësaj dege, por vitet e fundit nuk ka qenë shumë aktiv. Fitorja e tij tregon se një pjesë  jo e vogël i ka qëndruar besnik kryetarit.

Devoll 

Elvis Hajdërlli fiton me diferencë të madhe votash primaret në partinë demokratike të Devollit. Pas numërimit të votave Elvis Hajdërlli ka marrë 1184 vota ndërkohë që Vojsava Bregu 156 vota dhe Xhensila Kapo 18 vota.

Elvis Hajdërlli mësohet të ketë pasur mbështetjen e deputetit të Partisë Demokratike të Devollit, Bledion Nallbati.

Deri tani nga Partia Socialiste nuk kemi zyrtarizim të rikandidimit të kryetarit të Bashkisë Devoll Eduart Duro.

Maliq

Mbyllet procesi i numërimit edhe në degën e Partise Demkratike të Bashkisë Maliq. Primaret janë fituar nga Alfred Gega me 920 vota nga 1236 votues duke lënë kështu në vendin e 2 të kandidatin Alfred Berberi me 315 vota.

Cerrik

Në Cerrik është mbyllur numërimi ku Servati Duzha është shpallur fitues me 260 vota.

Kurbin

Mbyllet procesi i numërimit në Kurbin. Fitues  është shpallur Behar Haxhia me 1358 vota nga 1800 votues total.

Mirditë

Nga 817 votues, kanë dale në balotazh Albert Mylyshi dhe Aleksandër Lala

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026