Primaret, Këlliçi: Risi jo vetëm për PD-në, por edhe për politikën
Procesi i primareve është një risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për politikën shqiptare.
Ishte kjo deklarata e Belind Këlliçit pasi hodhi votën e tij.
“Sot e keni parë që në gjithë territorin e Tiranës, po në gjithë Shqipërinë në fakt demokratët, anëtarët dhe simpatizantët kanë marrë fuqi më shumë se kurrë me votën e tyre për të vendosur tashmë kandidatët që duan t’i përfaqësojnë në zgjedhjet lokale më 14 maj, por këtë radhë dita e sotme është një festë demokracie, është fuqizim i anëtarësisë, fuqizim i simpatizantëve dhe një proces i cili forcon dhe demokratizon edhe më shumë Partinë Demokratike,” – u shpreh Këllici.
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha zhvilli sot primaret nga do të zgjidhen kandidatët përfundimtarë për zgjedhjet e 14 majit.
Në selinë qendrore të PD votuan 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë