“Prindërit më kërkuan që t’i injektoja eutanazi”/ Dhuli: Absolutisht do ta bëja

22 Mars 2024 | 21:29

Në listën e gjithë vlerave për të matur gjendjen e një shoqërie në raport me to, Barometri i ka pyetur qytetarët edhe për disa veprime për të cilat edhe në vende dhe shoqëri më të zhvilluara ka ende debat.

Vetëvrasja dhe eutanazia, janë disa argumente të cilat edhe në shoqërinë tonë janë të vështira për t’u pranuar.

Juristi Skerdjan Dhuli komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania, ndërsa tregoi rastin që prindërit i kishin kërkuar që të injektonte eutanazi.

Ai theksoi se është dakord që të përdoret eutanazia, nëse e përdor vet personi.

“Prindërit më kërkuan që t’i injektoja me eutanazi. Por sot që e mendoj dhe jam zhveshur nga ajo lloj ngarkese që e kisha në atë moment, sot them. Po sikur të kenë pasur të drejtë.  Prindërit e  mi kishin fatin që unë isha pa punë në atë moment , motra ime u largua nga puna dhe kishin fatin që u shërbenin fëmijët.  Por jo të gjithë prindërit kanë të njëjtin fat. Faktin që ata e kërkonin për veten e tyre, e kanë të gjithë këtë të drejtë. Kur shkojmë te sëmundja ne nuk i besojmë  Zotit por shkencës. Unë do anoja nga përgjigja po e euranazisë me kushtin që këtë ta bënte vet personi. Nëse unë do i kisha sfidat shëndetësore të prindërve të mi, në mënyrë absolute do e bëja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026