English

“Prindërit më rrihnin dhe më çuan në psikiatri” – Historia tronditëse e Florës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kamera e emisionit “Real People” me Flori Gjinin ishte këtë fundjavë në qytetin e Vlorës, ku intervistoi Florën, një grua të pastrehë që shet gazeta.

- Advertisement -

Ajo rrëfeu historinë e saj të jetës plot sfida dhe kalvarin e vuajtjeve që ka përjetuar ndër vite.

Takimi me Florën u zhvillua përballë stadiumit “Flamurtari”, aty ku ajo qëndron me çantën e saj të lëvizshme plot gazeta, të cilat i shet në qytet.

Flora tregon se dita e saj nis herët, që në orën 05:00 të mëngjesit, kur zgjohet me ndihmën e një alarmi, pasi ndryshe lodhja nuk e lejon të ngrihet.

Me mirënjohje për punonjësit e transportit publik, ajo thotë: “Jam falënderuese për fatorinot, të cilët më respektojnë duke mos më kërkuar lekët e biletës.”

Flora është 60 vjeç dhe thotë se ka 30 vite që pi cigare. Ajo thotë se jeton në një dhomë konvikti dhe policët nuk i ka fobi por i njeh dhe i respekton: “I njoh dhe i kam shokë,” shprehet ajo.

Gjithashtu ajo tregon se ndjek rregullisht emisionin e Florit në YouTube.

Një histori e jetuar mes vështirësive

“Jam lindur dhe rritur në Vlorë, te ‘Katër Heronjtë’. Shtëpia ime u bë pallat, por nuk mora asgjë, ishte fati im i keq,” tregon Flora. Deri në moshën 18 vjeçare jetoi në familjen e saj, por më pas u dërgua në spital me një diagnozë për prapambetje mendore.

“Në vitin 1982, babai më çoi në psikiatri. Nuk dija asgjë për atë vend. Më bënë gjilpërë dhe më vunë në gjumë. Pas një jave u mësova me jetën aty dhe nuk doja të largohesha më.” Pas një qëndrimi dhjetëvjeçar, ajo doli nga atje në vitin 1992.

“Babai më vizitoi vetëm një herë kur isha në spital. Kur e pyeta pse më kishte çuar aty, më tha se isha e sëmurë. Unë e pyeta: ‘Çfarë kam bërë që e meritoj këtë?’ Por përgjigje nuk mora. Historinë time nuk e di unë, e dinë të tjerët.”

Më pas, Flora u largua për në Greqi për të kujdesur për një grua të moshuar, por pas vdekjes së saj u dëbua nga shtëpia ku jetonte.

Mbijetesa në rrugë dhe zhgënjimi nga familja

Flora shprehet se marrëdhëniet e saj me familjen kanë qenë të vështira. “Vëllezërit dhe motrat nuk erdhën të më takonin. Prindërit më trajtuan keq kur isha fëmijë. Më rrihnin kur isha e vogël, por këtë e mora vesh vetëm kur ma tregoi një fqinje. Që atëherë nuk kam dashur t’i shoh më”.

Sot, ajo jeton e vetme, falë një dhome të siguruar nga bashkia në konviktin e qytetit.

Përveç sfidave me jetën e përditshme, ajo është përballur edhe me vjedhje dhe mashtrime.

“Një ditë më morën në telefon dhe më thanë se më kishin sjellë një telefon. Ndërsa unë po zbrisja poshtë, një tjetër u ngjit lart dhe më vodhi çantën me të gjitha paratë që kisha mbledhur për tre vjet. Bëra denoncim në polici, por nuk u bë asgjë.”

Një jetë pa dashuri, vetëm me mbijetesë

Flora pranon se nuk ka pasur një jetë të lehtë dhe nuk dëshiron të japë shumë detaje për të kaluarën e saj.

“Jeta ime nuk ka qenë e mirë, kaq mund të them. Nuk kam pasur marrëdhënie të mira me nënën time. Nuk kam dashuruar asnjëherë, nuk e kisha mendjen te dashuria, por te cigarja dhe rakia.”

Kjo është historia e një gruaje që ka kaluar sfida të panumërta, por vazhdon të qëndrojë e fortë, duke luftuar për mbijetesë çdo ditë.

Një histori që na kujton se pas çdo njeriu që shohim në rrugë, fshihet një histori e pathënë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?