“E kisha mendjen te cigarja dhe rakia, jo te dashuria” – Rrëfimi i sinqertë i Florës

15 Shkurt 2025 | 18:34

Emisioni Real People me Flori Gjinin ishte në qytetin e Vlorës, ku intervistoi Florën, një grua të pastrehë që jeton duke shitur gazeta.

Historia e saj është e mbushur me vështirësi, ku dhjetë vite të jetës ajo i kaloi në spitalin psikiatrik të Vlorës.

“Babai më çoi në psikiatri, nuk dija asgjë”

Flora tregon se u shtrua për herë të parë në spitalin psikiatrik në vitin 1982, kur ishte vetëm 18 vjeç.

“Babai më çoi në psikiatri. Nuk dija asgjë për atë vend. Më bënë gjilpërë dhe më vunë në gjumë. Pas një jave u mësova me jetën aty dhe nuk doja të largohesha më”, rrëfen ajo.

Në vitin 1992, ajo doli nga spitali psikiatrik, por jeta jashtë nuk ishte aspak e lehtë.

“Dashuri? Unë e kisha mendjen te rakia dhe cigarja”

E pyetur nga Flori Gjini nëse pas daljes nga spitali kishte pasur ndonjë lidhje dashurie, Flora përgjigjet me sinqeritet dhe humor:

“Ku kisha mendje unë për dashuri! E kisha mendjen te cigarja dhe rakia. Ma mësuan rakinë në lagje, pija si maci, si macoku me thela. Rrija me burrat, cigare dhe raki! Po ta mendosh, kush martohej atëherë me një grua që pinte cigare? Ahaha! Edhe unë të them, mos merr nuse që pi cigare, se të vë flakë shtëpisë!”

Por pas viteve të shumta të konsumit të rregullt të alkoolit, ajo vendosi të heqë dorë.

“Një ditë, në një lokal pashë një mi brenda një gote rakie. Më thanë: ‘Hajde, çfarë do pish?’ Nuk i thashë asgjë, por kur pashë miun aty, hoqa dorë njëherë e mirë.”

Një mbijetesë e vështirë

Flora sot jeton me shumë pak të ardhura dhe mbijeton falë ndihmës së të tjerëve.

“Unë e kaloj muajin me 30 mijë lekë të vjetra. Blej ndonjë domate, ndonjë qepë, gatuaj në konviktin ku jetoj. Më ndihmojnë edhe ata të konviktit duke më blerë gjëra. Ha tek Kryqi i Kuq, por në fundjavë, kur ata janë pushim, gatuaj vetë.”

Pavarësisht vështirësive, Flora e ruan humorin dhe forca e saj për të përballuar jetën mbetet e admirueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026