“Prit të pyes gruan”, Trump i përgjigjet propozimit për martesë nga mbështetësja

2 Nëntor 2024 | 09:39

Donald Trump ka vazhduar gjatë ditës së djeshme me fushatën për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ish-presidenti amerikan ka qëndruar në shtetin e Michiganit dhe gjatw mitingut ka pasur një bashkëbisedim edhe me një mbështetëse.

Në fakt, fillimisht një grua bërtet diçka të pakuptueshme dhe pasi u ndal së foluri republikani, ajo e përsërit pyetjen, “dëshiron të martohesh me mua?”

Kjo kërkesë u prit me brohoritje përpara se 78-vjeçari t’i përgjigjej gruas në tubimin elektoral.

“Më lër të konsultohem me ish-Zonjën e Parë… për mua është në rregull, por më lër të konsultohem”, ishte përgjigja e kandidatit republikan për president.

Trump është i martuar me 54-vjeçaren sllovene, Melania Trump, me të cilën ka një djalë.

Kujtojmë se miliarderi amerikan ishte i martuar edhe me Ivana Trumpin deri në vitin 1990, me të cilën ka tre fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026